Telegrafi

Zaev: Gruevski ishte kryeministër, kryetar Kuvendi, kryetar i gjykatave dhe redaktor i mediave

Kryeministri Zoran Zaev në seancën e sotme kuvendare tha se Qeveria po dëgjon kritikat e opozitës maqedonase.

Ai bëri një krahasim me qeverinë e mëhershme dhe me kryeministrin e mëparshëm Nikolla Gruevski, e që sipas Zaevit, Gruevski ka qenë kryetar në thuajse secilën vend në shtet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Zaev tërheq kandidaturën për ministër të Financave, do të udhëheq deri në zgjedhjen e ministrit të ri

“Liri është kur ka aq shumë komente. Kjo është e shëndetshme dhe e mirë. Duhet të mësojmë, të përmirësohemi. Aq shumë dramë, aq shumë nënshkrime, ndërsa Qendra Kulturore e Maqedonisë nuk është nën kompetencat e Qeverisë. S’ka lidhje as me Qeverinë as me Ministrinë e Kulturës. Nuk duhet vetëm të kritikohet, por të shfaqen edhe argumentet. Ne i dëgjojmë. Në të kaluarën kishim kryeministër të Qeverisë, i cili ishte kryetar i Kuvendit, dhe i Këshillit Gjyqësor dhe i njësisë së Shkupit. Ishte kryetar i shoqatave të mediave dhe redaktor kryesor nëpër media. Ishte kryetar i Shkupit dhe i Qendrës së përmendoreve. Ishte ministër i MPB-së”, tha Zaev.

Sipas tij tashmë kohërat kanë ndryshuar në Maqedoni ka liri./Telegrafi/