Kryeministri Zoran Zaev në seancën e sotme kuvendare tha se Qeveria po dëgjon kritikat e opozitës maqedonase.
Ai bëri një krahasim me qeverinë e mëhershme dhe me kryeministrin e mëparshëm Nikolla Gruevski, e që sipas Zaevit, Gruevski ka qenë kryetar në thuajse secilën vend në shtet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Liri është kur ka aq shumë komente. Kjo është e shëndetshme dhe e mirë. Duhet të mësojmë, të përmirësohemi. Aq shumë dramë, aq shumë nënshkrime, ndërsa Qendra Kulturore e Maqedonisë nuk është nën kompetencat e Qeverisë. S’ka lidhje as me Qeverinë as me Ministrinë e Kulturës. Nuk duhet vetëm të kritikohet, por të shfaqen edhe argumentet. Ne i dëgjojmë. Në të kaluarën kishim kryeministër të Qeverisë, i cili ishte kryetar i Kuvendit, dhe i Këshillit Gjyqësor dhe i njësisë së Shkupit. Ishte kryetar i shoqatave të mediave dhe redaktor kryesor nëpër media. Ishte kryetar i Shkupit dhe i Qendrës së përmendoreve. Ishte ministër i MPB-së”, tha Zaev.
Sipas tij tashmë kohërat kanë ndryshuar në Maqedoni ka liri./Telegrafi/