Site icon Telegrafi

Zaev: Gjykata tërësisht është ‘gjunjëzuar’ (Video)

Kjo është gjunjëzim, tërësisht gjyqësor i shkatërruar. Sot Kryetari i Këshillit Gjyqësor treguan se nuk kanë përqëllim të udhëheqin proces gjyqësor, por udhëheqin proces politik, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, pas shtyrjes së sotme të seancës gjyqësore për “Puç”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Grindje në gjykatë, Janeva Bashevskës: Si nuk ju vjen turp, jini transparente!

‘Thelbi i vonesës përbëhet qëndron në disa çaste, kjo është një strategji e përgjithshme e qeverisë mashtruese që ka për qëllim të mbajë të gjallë procesin që është i lidhur me temën më thelbësore në Maqedoni, që është se kush dhe si përgjoi në Maqedoni. Pse tani blehet kohë për të siguruar certifikatat e sigurisë? Pse nuk njihet gjyqtarët që kishin çertifikata, pse edhe sot nuk është thirrur dëshmitari i quajtur, Nikolla Gruevski? Ky gjyqësor në Maqedoni patjetër të ndryshohet, gjyqësori dhe sistemi ligjor aspak nuk ekzistojnë’, deklaroi Zaev.

Lexo po ashtu Janeva dhe Zaevi paraqiten në seancë gjyqësore, mungon dëshmitari Gruevski!

Më 11 dhjetor, shtoi ai, ky turp për Maqedoninë do të marrë fund. /Telegrafi/

Exit mobile version