Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev, para disa javëve tha se gjuha shqipe do të jetë gjuhë zyrtare në shtet, atëherë kur me pushtetin do të udhëheq partia e tij, LSDM-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në anën tjetër pati reagime të ashpra rreth këtyre premtimeve. OBRM-PDUKM këtë iniciativë të paralajmëruar të Zoran Zaev e quajti çmenduri dhe jo-logjike.
Por, realiteti flet ndryshe. Zoran Zaev po shfrytëzon shumë rrjetet sociale për të promovuar takimet e tij me qytetarë e gjuha shqipe nuk figuron askund. Në gjuhë shqipe nuk janë as videot ku promovohen edhe pjesë nga programi i partisë së tij. Kujtojmë se në rrjetet sociale njerëz që e kanë ”pëlqyer” faqen e Zaev në Facebook.
Kujtojmë se në shtabin zgjedhor në Çair të Shkupit, LSDM e hoqi tërësisht tabelën e vënduar ku figuronte edhe gjuha shqipe, duke e quajtur si të jashtëligjshme dhe vënduar si provokim.
Në lidhje me premtimin për administratën shtetërore, në videon e Zaev as nuk flitet e as nuk shkruhet në gjuhën shqipe. Në sfond ku shihen disa funksionarë të partisë është edhe Muhamed Zekiri dhe Edmond Ademi.
Në bashkëbisedimin e Zoran Zaev me qytetarë të rafshit të Pellagonisë ku flitet për ndarjen e tokës shtetërore, askund nuk figuron gjuha shqipe.
Në videon e shpërndarë në faqen zyrtare të Zoran Zaev në Facebook, ku kryetari i LSDM-së flet për subvencione për bujqit, nuk shihet e as nuk dëgjohet askund gjuha shqipe.
Ndërsa në promovimin e programës politike të LSDM-së me titullin ”Kemi plan për jetën në Maqedoni” Zoran Zaev i shoqëruar me disa aktivist të partisë, askund nuk shihet gjuha shqipe. Edhe në këtë video, as nuk flitet dhe as nuk dëgjohet gjuha shqipe./Telegrafi/