Telegrafi

Zaev: Duhet të jemi krenarë që rritja e lirisë së mediave është konstante

Indeksi i fundit i Reporterëve pa Kufij, me të cilin Maqedonia e Veriut ngjitet në vendin e 38-të nga 180 vende të vlerësuara, na sjell një tjetër konfirmim për korrektësinë e rrugës në të cilën e kemi vendosur vendin dhe për korrektësinë e politikave socialdemokratike nga viti 2017 e në vazhdim. shkruan në Facebook ish-kryeministri Zoran Zaev.

“Liria e medias është një nga vlerat dhe përfitimet më të rëndësishme për të cilën kemi luftuar dhe që kemi filluar ta pushtojmë që në kohën kur përmbysëm regjimin.

Duhet të krenohemi që për të shtatin vit radhazi, rritja e lirive të medias është konstante, e dukshme dhe me trend rritës.

Përgëzoj punonjësit e medias, autoritetet, e veçanërisht qytetarët, të cilët në asnjë moment nuk u shmangën nga ky angazhim demokratik. Jam i bindur se trendet e tilla liridashëse dhe demokratike sjellin ndryshime të qëndrueshme në shoqërinë tonë”, tha Zaev./Telegrafi/