Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, tha se sot me liderët kosovarë kanë diskutuar në detaje se si të forcojnë bashkëpunimin mes dy vendeve.
Ai ka theksuar se ka marrë mbështetje nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi për uljen e pritjes së udhëtarëve dhe mallrave.
Po ashtu shefi i ekzekutivit maqedonas tha se do të vazhdojë mbështetja e ndërsjellë drejt integrimit euro-atlantik.
Ai theksoi se biseduan edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, çështjen e hapur mes Kosovës dhe Malit të Zi për demarkacionin për të cilin tha se duhet gjendur një zgjidhje./KP/Telegrafi/