Telegrafi

Zaev: Disa ministra nga LSDM dhe BDI do të ndërrohen pas zgjedhjeve

Kryeministri i vendit Zoran Zaev në emisionin “24 otvoreno” deklaroi se menjëherë pas zgjedhjeve do të bëjë rikontruimin e qeverisë ku do të ndërrohen disa ministra të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Ai nuk dëshiroi t’i cekë emrat e ministrave që pritet të ndërrohet, por tha se rikonstruimi do të përfshijë ministra edhe nga partia e tij LSDM por edhe nga koalicioni qeveritar BDI, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Askush nuk do të kursehet në rikonstruimin e qeverisë”, tha Zaev.

Lexo po ashtu Zaev: Nuk e kërcënoj askënd, por do të ketë pastrime (Video)

Ndryshe, kryeministri Zaev më herë në tubimin në zgjedhjet presidenciale njoftoi se do të ketë “pastrime” nga radhët e pushtetit për shkak të pakënaqësisë nga një pjesë e qytetarëve.

“Flas hapur, nuk e kërcënoj askënd. E morëm mesazhin në raundin e parë. Këtë qartë ua them mbështetësve tanë, të cilët vendosën të qëndrojnë në shtëpi dhe janë të pakënaqur nga ne, nga funksionarët tanë. Në nivel lokal dhe qendror, pastrime do të ketë. Ky është mesazhi im. Mesazhin e dërguat, por mos e dënoni shtetin, për shkak të disa dobësive tona. Kemi dobësi, por punojmë dhe do të punojmë që t’i përmirësojmë. Kuptova, shumë mbështetës tanë na thanë ‘ej, alo’, ndrysho diçka”, tha mes Zaev në tubimin e tij në Karposh./Telegrafi/