Site icon Telegrafi

Zaev dhe Gruevski sot do të gjykohen për lëndët “Ryshfeti” dhe “Titanik”

Kryeministri Zoran Zaev dhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski si të akuzua duhet të paraqiten në lëndët “Ryshfeti” dhe “Titani”, në Gjykatën Penale në Shkup, pëcjell Telegrafi Maqedoni.

Në rastin “Ryshfeti”, në gjykatë duhet të lëshohen video inçizimet me ndërprerje nga zyra e Zoran Zaev si kryetar komune, e cila ishte shfaqur edhe në rrjetin “Youtube”.

Lënda “Titanik” nga Prokuroria Speciale Publike i gjykohet ish-kryeministrit Nikolla Gruevski për blerjen e “mercedesit” luksoz dhe 20 personave tjerë për mashtrim të zgjedhjeve. Atyre do t’u gjykoj gjykatësit Osman Shabani dhe Ognen Stavrev. /Telegrafi/

Exit mobile version