Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, të shoqëruar edhe nga funksionarë tjerë qeveritarë, sot kanë vizituar pacientët e shtruar në Spitalin “8 Shtatori” në Shkup.
Pas përfundimit të vizitës, kryeministri Zaev në konferencë për media shprehu keqardhje për viktimat dhe falënderoi qytetarët të cilët kanë ndihmuar gjatë këtij aksidenti, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Dua të falënderoj në emër të qeverisë, qytetarët e fshatit të cilët që nga momenti i parë vrapuan dhe treguan se akoma ka njerëzi. Ky është një mesazh human dhe ndihmuan me gjithçka që kishin. Dua të shpreh ngushëllimet për familjarët, qeveria është e gatshme të ndihmojë familjarët dhe do të jemi në dispozicion”, tha Zaev.
Ndërsa ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, tha se në spitalin “8 Shtatori” katër prej të lënduarve janë në mjekim intensiv dhe janë në gjendje stabile.
“Për momentin në spitalin “8 Shtatori” katër pacientë janë në mjekim intensiv dhe janë në gjendje kritike. Dua të falënderoj shërbimet mjekësore të Ndihmë së Shpejtë, të cilët kanë reaguar mjaft shpejt. Është pranuar një numër i madh i pacientëve, për një kohë të shkurt. Do të vazhdojmë të monitorojmë situatën me pacientët”, tha Filipçe.
Kurse drejtori i Spitalit “8 Shtatori” Krisian Kostov, tha se shoferi i autobusit ka marrë lëndime trupore dhe mbrëmë është lëshuar në kurim shtëpiak./Telegrafi/