Site icon Telegrafi

Zaev dhe ambasadorët: Të vazhdojnë proceset demokratike dhe të formohet qeveria e re

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, është takuar me ambasadorët e Gjermanisë, Britanisë së madhe, Suedisë, dhe të Holandës, respektivisht, Christine Althauser, Charles Garrett, Mats Staffansson dhe Wouter Plomp, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga LSDM-ja, në takim është shprehur shqetësimi për pengimin e proceseve demokratike në Maqedoni pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Bashkëbiseduesit kanë vlerësuar se është e patjetërsueshme që proceset demokratike në Maqedoni të vazhdojnë, me qëllim të formimit të qeverisë së re.

Zaev dhe ambasadorët shprehen për pjekuri nga të gjitha palët me qëllim që Maqedonia dhe qytetarët e vendit të kenë qeverinë e re./Telegrafi/

Exit mobile version