Site icon Telegrafi

Zaev dhe ambasadorët: Interes i qytetarëve në Maqedoni është formimi një qeverie stabile

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i shoqëruar nga nënkryetarja Radmilla Sheqerinska, është takuar sot me ambasadoren gjermane, Christine Althauser, ambasadorin suedez, Mats Staffansson, si edhe me ambasadorin polak, Jacek Multanowski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga LSDM-ja, bashkëbiseduesit kanë konstatuar se në interes të qytetarëve në Maqedoni është që të formohet një qeveri stabile, që do të sjellë reformat e duhura dhe do të lëvizë vendin drejt eurointegrimeve.

Ambasadorët janë njoftuar me bisedimet që Zoran Zaev ka patur me partitë politike shqiptare, por edhe me Platformën e LSDM-së. Edhe në këtë taik, Zaevi ka përsëritur këresën e tij se kryetari Ivanov duhet që t’ia besojë formimin e qeverisë së re të Maqedonisë./Telegrafi/

Exit mobile version