Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev është takuar me shefen e misionit të vëzhgimit të OSBE/ODIHR-it, Tana de Zulueta, njofton Telegrafi Maqedoni.
Bashkëbisduesit kanë folur për domosdoshmërinë e mbajtjes së zgjedhjeve korrekte dhe demokratike më 11 dhjetor. Ata kanë diskutuar edhe për rëndësinë e misionit të vëzhgimit për vlerësimin e procesit parazgjedhor dhe zgjedhor.
Palët u pajtuan se më 11 dhjetor duhet të ketë zgjedhje korrekte dhe të rregullta./Telegrafi/