Telegrafi

Zaev: Çdokush që ka qenë kundër regjimit do të marrë një shansë

Zoran Zaev në intervistë  “24 analizë” i’u përgjigj disa pyetjeve të “nxehta” për përzgjedhjen e kandidatëve të cilët gjenden në listë për deputetë, duke përfshirë edhe Liljana Popovska, e cila pas kritikave u tërhoq vetë nga kandidimi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Është e vërtetë se Liljana Popovska ishte bashkëpunëtorë në regjimin e qeverisë, por duhet të përshëndetet çdokush i cili ka reaguar kur ka parë se si qeveriset. Ajo tregoi se nuk është luftë personale, dhe u tërhoq nga vendi duke thënë se bëhet fjalë për interesin e Maqedonisë”, deklaroi Zaev.

Lideri i LSDM-së deklaroi se zgjedhja e kandidatëve është vlerë e re në Maqedoni dhe ishte koha t’ju jepet mundësia edhe personave tjerë të cilët mund të sjellin përparim në vendin tonë./Telegrafi/