Site icon Telegrafi

Zaev: BDI të bëjë përpjekje që të fitojë vota tek maqedonasit

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev edhe njëherë ka komentuar idenë e BDI-së për kryeministër shqiptarë, duke e cilësuar atë si populiste dhe se sipas tij nga kjo ide do të humb edhe vet BDI-ja.

“Është e shëndosh për shtetin që pas 17 viteve pushtet, BDI-ja të kaloj në opozitë, por megjithatë për këtë vendosin qytetarët përmes votës së tyre. Madje do të ishte mirë që BDI-ja të bëj përpjekje të fitoj vota nga maqedonasit. Edhe OBRM-PDUKM-ja të bëj përpjekje që të fitoj vota të shqiptarëve”, tha Zaev.

Zaev tha se LSDM ka sjellë vendim që ai të jetë mandatar i ardhshëm për kryeministër.

Zaev gjithashtu paralajmëroi edhe kallëzim penal për partinë opozitare OBRM-PDUKM për shkak se ka filluar më herët me fushatën zgjedhore.

“Partia opozitare vazhdon të sillet në mënyrë antishtetërore, dhe shpërndarja e materialit propagandistik të partisë ishte kulmi i sjelljes së tyre. Partia drejtohet nga një politikan i hutuar dhe i papërgjegjshëm dhe i papjekur, sjellja e të cilit është e rrezikshme për shtetin. Sjellja e tyre anti-shtetërore ka qenë një shenjë dalluese e tre viteve të kaluara. Dëshmia e fundit është fillimi i hershëm i fushatës së OBRM-PDUKM-së”, akuzoi Zaev.

Exit mobile version