Z Mobile Prishtina është finalistja e parë e Ekoning Kupës së Kosovës në basketboll.
Prishtinasit kanë triumfuar kundër skuadrës suharekase të Golden Eagle Yllit me rezultat 83:77.
Pjesa e parë i takoi bardhekaltërve që njëzet minutshin e parë e përfunduan me tri pikë epërsi, 42:39.
Në fakt, çereku i parë i takoi “xhebrailave” ku në semafor u shfaqen shifrat 18:15 në dobi të verdhezinjve.
Në pjesën e dytë vazhdoi rivaliteti mes të dyja skuadrave dhe kjo nuk solli ndonjë shkëputje në rezultat të ndonjë skuadër, teksa kryeqytetasit çerekun e tretë e përfunduan në dobi të tyre me 65:61.
Në periudhën e fundit të ndeshjes, kampioni në fuqi tregoi kualitetet më të lartë dhe në fund, triumfoi me rezultat 83:77.
Everett i Yllit ishte më i miri në parket me 34 pikë gjersa tre më pak i realizoi Myles i Prishtinës.
“Plisat” në finale do të presin njërën prej skuadrave mes Rahovecit si dhe Ponte Prizrenit. /Telegrafi/