Telegrafi

Z Mobile Prishtina fiton bindshëm ndaj Golden Eagle Yllit

KB Prishtina, KB Ylli (Foto: Facebook/KB Prishtina)

Z Mobile Prishtina ka regjistruar fitore bindëse (82-64) kundër Golden Eagle Yllit në ndeshjen e zhvilluar në Suharekë.

Skuadra kryeqytetase e nisi mirë takimin që nga fillimi i sfidës duke e fituar çerekun e parë me tri pikë epërsi (16:19).

Shumë më bindëse ishte loja e mysafirëve në dhjetëminutëshin e dytë (12:27), ashtu që skuadrat shkuan në pushim me rezultat 28-46.

Edhe pas çerekut të tretë (16:25), Prishtina e shtoi akoma më shumë epërsinë ndaj kundërshtarit.

Vendasit luajtën më mirë në fraksionin e fundit (20:11), por nuk arritën që të ndryshonin kahun e lojës.

Z Mobile Prishtina është lider në tabelën e Superligës së Kosovës në basketboll me pesë fitore të arritura nga po aq ndeshje.

Nga ana tjetër, Golden Eagle Ylli është në vend të katërt me dy fitore dhe tri humbje. /Telegrafi/