Këngëtari i njohur i estradës shqiptare, Young Zerka, njihet për veçantinë e tij në interpretimin e projekteve muzikore.
Ai është tejet aktiv në rrjete sociale, duke informuar fansat për më të rejat nga karriera e tij profesionale.
Sa i përket prurjeve muzikore, Zerka ka qenë kohëve të fundit i përkushtuar, pasi solli edhe një sërë prej tyre.
Në një postim në rrjetin social Instagram, ai ka publikuar sekuenca të shkurtra nga kënga më e re.
Kësaj radhe për instrumentalin e saj është përkujdesur producenti Cekic Beatz, ndërsa tekstin e ka shkruar vet ai.
Në klip, artisti shihet duke u përqafuar me një vajzë bionde, xhirimet e të cilëve i ka mundësuar Imagine Films.
Vlen të përmendet se në bashkëpunim me Argjentina Ramosaj, Young Zerka solli hitin “Pishman”, që u pëlqye në masë të madhe. /Telegrafi/