Telegrafi

Young Zerka publikon këngën e re “Y.O.U” në bashkëpunim me Niza

Këngëtari Young Zerka ka publikuar së fundmi bashkëpunimin e tij më të ri.

Këtë herë, ai vjen në një bashkëpunim me artistin NIZA, në një këngë të titulluar “Y.O.U”.

Kënga është shkruar nga Niza, Young Zerka dhe Rabit.

“Y.O.U” është realizuar edhe me klip, i cili i është besuar produksionit nga Shqipëria, Pro…Video.

Young Zerka përndryshe njihet për bashkëpunimet e shumta, të cilat gjithmonë kanë rezultuar të suksesshme dhe janë pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/