Telegrafi

Young Zerka publikon dy projekte të reja me videoklip

Artisti i njohur nga Shqipëria, Young Zerka këtë fundvit ka ardhur me dy befasi për fansat e tij.

Ai ka publikuar dy projekte të reja dhe të dyja të vizuelizuar edhe me videoclip.

“Tiranë-London” erdhi në bashkëpunim me Og Merks, ndërsa “Tik Tak” e solli ‘solo’.

Për tekstin e “Tiranë-London” u kujdesën dy artistët, ndërsatë dyja videoklipet u realizuan nga Max Production.

Ndërkohë, për tekstin “Tik Tak” u kujdes gjithashtu Young Zerka bashkë me Alandy.

Të dy projektet tashmë gjenden të publikuara në kanalin zyrtar në YouTube. /Telegrafi/