Telegrafi

Young Zerka shkurton flokët (Foto)

Këngëtari Young Zerka ishte ai që solli një frymë të re të të kënduarit në Shqipëri.

Stili i tij i të kënduarit xhamajkan, ngeci në veshin e shumë dashamirëve të muzikës, të cilët rrallë herë kishin patur mundësinë të dëgjojnë diçka të tillë në shqip.

Tani ai është ndër këngëtarët më të kërkuar në koncerte, si dhe numëron një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale.

Të gjithë e njohin për stilin e tij me flokë të gjata kaçurrela, teksa së fundmi, ai ka vendosur të ndryshojë pak dukjen e tij, transmeton Telegrafi.

Young Zerka ka publikuar në Instagram Story disa fotografi, përmes së cilave ka treguar se ka vendosur që t’i presë paksa flokët, por duke mos hequr dorë sërish nga kaçurrelat.

Nga fotot e publikuara, ai veq duket paksa më ndryshe se në herët e tjera. /Telegrafi/

Young Zerka prenë flokët. Foto nga InstaStory.