Vetëm pak ditë pas publikimit të projektit me Alban Skenderajn, Young Zerka ka gati projektin e ri.
Këngëtari në rrjetin social Instagram ka paralajmëruar krijimin e tij të ri muzikor.
Kënga me klip duket se është finalizuar dhe Young Zerka nuk ka dhënë shumë detaje.
Në Instagram shihet pamja nga videoklipi i realizuar dhe ajo që dihet është se projekti po realizohet nga Tull Productions.
“Deja Vu” ishte projekti më i fundit nga Young Zerka me Alban Skenderajn që u prit shumë mirë nga publiku.
Young Zerka besohet se vazhdon të jetë në lidhje me këngëtaren, Ronela Hajati. /Telegrafi/