Site icon Telegrafi

Young Zerka në përgatitje për projektin e ri muzikor

Young Zerka (Foto: Instagram/youngzerka)

Këngëtari i njohur shqiptar, Young Zerka, qysh në fillet e karrierës ka sjellë një zhanër të veçantë muzikor.

Ngjyra e zërit dhe mënyra se si i interpreton këngët, ka bëtë që artisti të rrëmbej zemrat e mijëra fansave.

Ai është i njohur për bashkëpunime me emra të njohur të estradës shqiptare, por tani ai do jetë në një projekt solo.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin socal Instagram, ndërsa ka etiketuar edhe bashkëpunëtorët.

“A jeni gati për këngën e re solo, mezi pres”, ka shkruar ai në përshkrim, ndërsa ka përmendur edhe producentin Cekic.

Sidoqoftë, para disa ditësh ai lansoi “Pishman”, projekt ky që erdhi së pasojë e bashkëpunimit me këngëtaren Argjentina Ramosaj. /Telegrafi/

Exit mobile version