Site icon Telegrafi

Young Zerka: Në ditët e sotme artistët po konsumohen shumë shpejt

Young Zerka (Foto: Instagram/YoungZerka)

Young Zerka dallohet për stilin e tij të veçantë muzikor dhe gjithmonë arrin t’i befasojë fansat e tij, ashtu siç ka bërë dhe së fundmi.

Ai ka sjellë dy bashkëpunime me artistë të huaj, të cilat janë bërë pjesë e “Top 15” në Top Music Awards, transmeton TCH.

Kënga “Lule Bore” në bashkëpunim me Jumpa, producentin gjerman është realizuar në 22 shkurt 2019, ndërsa kënga më e re mban titullin “Ting Ting” dhe ka ardhur në bashkëpunim me Albanian Outlawz dhe Dalmo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Young Zerka

Në këtë projekt, Young Zerka ka ardhur paksa ndryshe pasi për herë të parë këndon portugalisht dhe është një ndër projektet që ka investuar më shumë, pasi është xhiruar në Zvicër.

GJatë një prononcimi për emisionin Wake Up, ai ka thënë se materialet e reja muzikore në ditët e sotme po konsumohen shumë shpejt, “si ushqimi i shpejtë”, saqë artistët duhet gjithmonë të jenë të gatshëm për projekte të reja.

Exit mobile version