Young Zerka sapo ka publikuar projektin e tij më të ri të titulluar “Like Rihanna”, i cili u mirëprit mjaft mirë nga fansat e tij.
Këngëtari në “Wake up” ka treguar se titulli i këngës ka lindur natyrshëm pasi ka vënë re se vajzave u pëlqen dhe e imitojnë yllin botëror, transmeton Telegrafi.
Mes tjerash artisti ka paralajmëruar se një album muzikor është në planet e tij , por nuk e din se kur do të ndodh pasi ai deri më tani ka marrë shumë premtime që nuk iu realizuan.
“Jam i zhgënjyer nga producentët, nuk duhet tu besoj kaq shumë njerëzve”, tha Zerka.
Ndryshe projekti i tij i fundit i publikuar me 13 të këtij muaji ka arritur që të kalojë më shumë se një milion klikime në kanalin “Youtube”./Telegrafi/