Telegrafi

Young Zerka dhe Laura sjellin këngën e re “Murder”

Young Zerka Foto: YouTube

Young Zerka është ndër artistët shqiptar më të pëlqyer në estradën shqiptare.

Ai është tejet i pëlqyer për projektet muzikore, të cilat i marrin me miliona klikime në platformat digjitale.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ai ka bërë të ditur se ka sjell një këngë të re.

“Murder” mban titullin prodhimtaria muzikore, që erdhi si duet me artisten e re Laura.

Për instrumentalin e saj është përkujdesur Marcolino, kurse tekstin e kanë shkruar artistët, përfshirë edhe Bala.

Që në minutat e parë të lansimit, “Murder” është pritur mirë nga fansat e dyshes. /Telegrafi/