Yolanda Hadid ka votuar për herë të parë në zgjedhjet presidenciale në Amerikë.
Ylli i “The Real Housewives of Beverly Hills”, 56 vjeçare, ka votuar për herë të parë sot, siç bën të ditur vajza e saj, Bella.
“Ajo është bërë një shtetase amerikane tani vonë dhe këtë vit i është lejuar të votojë”, ka thënë ajo.
Bella, 24 vjeçare, shtoi se është shumë ‘krenare’ më nënën e saj dhe ato të dyja u veshën në blu në përkrahje të Biden dhe Harris.
Në një video të publikuar më parë Yolanda deklaroi, “Ndoshta vota ime mund ta bëjë diferencën”, në Pensilvani ku ajo ka një fermë në New Hope.
Bella replikoi mesazhin e së ëmës duke theksuar, “Do të bëjë një ndryshim”.
Yolanda, e cila ishte rritur në Holandë, u bë një shtetase amerikane në maj të vitit 2013.
“Si një vajzë e vogël, unë gjithmonë kam dashur të shkoj në Amerikë”, kishte thënë për E!News para një kohe. “Unë jam duke ëndërruar për Amerikën çdo ditë. Jam shumë falënderuese, ne kemi punuar shumë. Ne kemi punuar për çdo gjë që kemi në jetë. Ne kemi punuar për gjërat që kemi sot”.
Hadid po ashtu tashmë është bërë gjyshe për herë të parë. Vajza e madhe, Gigi, 25 vjeçare, në shtator mirëpriti fëmijën e parë me këngëtarin Zayn Malik. /Telegrafi/