Telegrafi

YNW Melly kërkon ndihmë nga Kanye West, pasi iu refuzua kërkesa për arrest shtëpiak

YNW Melly (Foto: Gettyimages/Guliver)

Rep-artistit YNW Melly i është refuzuar kërkesa për arrest shtëpiak pasi u diagnostikua me coronavirus.

20-vjeçari përmes rrjetit social Twitter ka kërkuar ndihmë nga kolegu i tij, Kanye West, pasi që ai ende mbetet në burgun e qarkut Broward në Florida.

“Kanye West kam nevojë për ndihmën tuaj”, ka shkruar Melly në rrjetin social. Kjo kërkesë ka ardhur si rrjedhojë e punës të cilën Kanye dhe Kim Kardashian e kanë bërë në reformën e burgjeve në SHBA, shkruan Daily Mail.

Postimi i YNW Melly (Foto: Daily Mail)

Ai vitin e kaluar kishte inkurajuar presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të punojë me autoritetet suedeze që ta lirojë ASAP Rocky nga burgu jashtë vendit.

Të martën, një gjykatës lëshoi urdhër që mohonte kërkesën e YNW Melly për arrest shtëpiak dhe tha se nëse reperit i nevojitet trajtim i veçantë mjekësor, do të duhej ta kërkonte nga Zyra e Shefit Broward.

Avokati i Mellyt kishte bërë kërkesë gjyqësore duke pretenduar se klienti i tij po vuante nga disa simptoma të COVID-19, duke përfshirë të dridhura, frymëmarrje të vështirësuar dhe dhimbje koke. Ai argumentoi se reperi ishte në rrezik të vdiste për shkak të infeksionit dhe kujdesit jo adekuat shëndetësor të siguruar nga burgu.

(Foto: Daily Mail)

Melly u arrestua në shkurt të vitit 2019 dhe është i akuzuar për dy vrasje të shkallës së parë. /Telegrafi/