Site icon Telegrafi

Ymeri: Vendimi i Kurtit për ndarjen e 100 eurove është elektoral

Ish-deputeti Visar Ymeri ka thënë se vendimi i së dielës i qeverisë i kryeministrit Kurti për ndarjen e shtesave prej 100 euro për fëmijë dhe pleqtë është një prej vendimeve elektorale të tij.

Pavarësisht se shtesa të tilla qeveria kishte nda edhe viteve të kaluara, Ymeri ka thënë se ky vit dallon nga vitet e kaluara pasi që në vitin 2022 ka qenë inflacioni shumë i lartë dhe kemi pas momente të krizave ekonomiko-sociale.

“Sivjet, në fund të vitit nuk ka asgjë të jashtëzakonshme nëse krahason me pjesët e tjera të vitit që i bie që këto [100€] jepen me qëllim me kriju një rritje të popullaritetit për kryeministrin dhe qeverinë për zgjedhjet e 9 shkurtit sa që kanë për qëllim me ndihmu këdo e sado pak me këto para”, ka thënë Ymeri.

Ai tutje ka thënë se pavarësisht se disa familje duke pas numër më të madh të fëmijëve apo edhe pensionistëve mund të përfitojnë më shumë se 100 euro dhe këto para janë të mirëseardhura, por me këto para nuk mundet me u sanu situata me vendime ad hock.

Tutje Ymeri ka thënë se këto para nuk kanë qenë të bugjetuara dhe për të kjo është problem në vete.

Me këto shpërndarje sipas ish liderit të LVV-së, Kurti po mundohet të bëjë më shumë një “investim në kultin e personalitetit”.

“Sepse në njëfarë mënyre këto vendime të mirëqenies sociale po i lidh me emrin e vet… ky përmes këtyre pareve po do me aludu te një lidhje e drejtpërdrejtë në mes të qytetarit dhe kryeministrit e jo përmes krijimit të një sistemi i cili është ky ndërmjetësuesi që institucionalizon solidaritetin dhe dhe për të cilin nuk kemi na nevojë me prit apo na i jep qeveria a jo sepse dihet që e ka obligim me na i dhanë”, ka thënë Ymeri.

Exit mobile version