Site icon Telegrafi

Ymeri: Qeveria s’po lufton me Vuçiqin por me opozitën

Në audio-incizimet e fundit në mes të Mimoza Kusari – Lilës dhe Slavko Simiq, ajo dëgjohet duke i ofenduar disa pjesëtarë të partive opozitare.

Duke i komentuar këto biseda, Visar Ymeri në Debat Plus, tha se për Vetëvendosjen dhe kryeministrin Albin Kurti, më e rëndësishme është fitorja ndaj opozitës sesa fitorja në veri të vendit.

Lufta reale sipas tij është me opozitën se sa me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Një gjë që mua më shpërfaqet edhe këtu por që është argument shtesë që e konfirmon atë që e vëren edhe prej sjelljes së Kurtit në raport me veriun e Serbinë, e sheh sa e rëndësishme është për LVV-në dhe Kurtin, fitorja ndaj opozitës, më shumë se sa fitorja e Kosovës në ballafaqimin në veri”, ka thënë Ymeri.

Lexo po ashtu Abazi: Kurti dhe Mihali kanë qenë në dijeni për bisedën Kusari-Simiq

“Ideja këtu është që ne ta bëjmë një lloj marrëveshje të mos biem nga pushteti, se sa çfarë dot të fitoj Kosova. S’e kam për ligjet, por për mënyrën se si Kusari tenton ta bind Simiqin se sa e keqe është opozita, kjo i bie mos shko me ta por rri me neve, kjo i bie për me qëndrua në pushtet. Lufta realisht është me opozitën, nuk është me Vuçiqin, me bandat, realisht është me opozitën, pas opozitës me Edi Rama. Për LVV-në kaq e rëndësishme është me qëndrua në pushtet se sa kjo bëhet në mënyrë jo parimore”, ka vijuar ai.

Exit mobile version