Site icon Telegrafi

Ymeri: Personi që beson më së paku në demokraci është Kurti

Analisti Visar Ymeri, ka thënë se personi që beson më së paku në demokraci është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Nëse përnjëmend duam të diskutojmë ku po shkon vendi dhe a është mirë nga ku po shkon vendi, duhet t’i diskutojmë këto tri shuarje të mëdha”, ka thënë Ymeri dhe sipas tij një nga këto shuarje është LVV-ja.

“Vetëvendosjen s’mundemi me kthy, mirëpo politikën dhe qeverisjen, ne s’kemi qare pa e rikthyer në Kosovë nëse duam të kemi një vend demokratik. E këtu i vetmi njeri që flet për demokraci është ai që beson më së paku dhe ai është kryeministri Kurti”, ka thënë Ymeri.

Sipas tij, kreu i ekzekutivit gjithë ditën flet se si Kosova është vend demokratik, dhe se sipas Ymerit, vetë pikënisja e tij është autoritare.

Exit mobile version