Qeveria e Kosovës sot në mbledhje ka miratuar Projektligjin që e cakton pagën minimale në vlerë prej 264 euro bruto ose 250 euro neto.
Kurti bëri të ditur se nga rritja e pagës minimale do të përfitojnë rreth 300 mijë punëtorë.
Ish-deputeti Visar Ymeri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë në Kosovë më së miri do të ishte te caktohet mesorja e pagave.
“Me këtë politikë do të ishte reduktuar hendeku. Mesorja nuk është mesatarja e pagave, por është një tjetër kalkulim që e merr për bazë pagën më të ulët, pagën më të lartë e pastaj kalkulohet paga”.
Ymeri thotë se në Kosovë do të ishte mirë të mos ishte vetëm një pagë minimale, por të ketë pagë minimale sektoriale.
“Sektorë të ndryshëm të ekonomisë funksionojnë në mënyra të ndryshme. Shembull, paga minimale nuk e prek sektorin e IT-së fare pasi nuk ka njerëzit në atë sektorë që punojnë me atë pagë minimale. Paga minimale në telekomunikacion do të ishte shumë më e lartë, derisa në ndërtimtari më e ulët. Në shitje me pakicë edhe më e ulët”, deklaroi tutje Ymeri./Telegrafi/