Telegrafi

Ymeri: Kufiri me Malin e Zi duhet të rishikohet me Podgoricën zyrtare (Video)

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, që mori pak më shumë se 27 për qind të votave në zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë, ndodhet në Shtetet e Bashkuara për bisedime me zyrtarë dhe ligjvënës amerikanë.

Në intervistën me Zërin e Amerikës, Visar Ymeri tha se shkon partia e tij në qeveri, pikëpamja e Vetëvendosjes është të diskutohet çështja e shënjimit të kufirit me Malin e Zi, me Podgoricën zyrtare, për ta ndryshuar marrëveshjen e mëparshme.

“Ne nuk duam konflikt me Malin e Zi, por duam marrëdhënie të mira”, tha Ymeri.

Ai tha se dialogu i deritanishëm me Serbinë në Bruksel më shumë ka shkaktuar dëme sesa ka sjellë dobi. Vetëvendosje kërkon gjithashtu një qasje të re sa i përket marrëdhënieve me Serbinë, të cilat Ymeri thotë se duhet të ndërtohen mbi parimin e fqinjësisë së mirë.