Telegrafi

Ymeri: Albin Kurti e sheh veten si person mes një politikani dhe pejgamberi

Ish-deputeti PSD-së në Kuvendin e Kosovës, Visar Ymeri ka komentuar profilin e ish-bashkëpartiakut Albin Kurti.

Ymeri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se është e vështirë të kesh partneritet me një person si Albin Kurti.

“Kurti e sheh vetën historikisht të rëndësishëm për politikën dhe rrjedhimisht është mes një politikani dhe pejgamberi fetar”.


Ish- bashkë partiaku i Kurtit thotë se Vetëvendosje ka mbivlerësim për figurën e Albin Kurtit.

“Ky mbivlerësim i Kurtit, Vetëvendosjes i ka paraqitur problem kur ka ardhur koalicioni me LDK-në dhe do jetë problem për këdo tjetër që mund të bëjë koalicion”.

Ymeri thotë se Albini duke parë veten si të vetmin politikan të pa kurruptuar në Kosovë e ka të vështirë t’i besoj dikujt tjetër për bashkëpunim.

“Politika është kompromis. Nuk ke qare në politikë pa hequr dorë nga disa koncepte”.

Ish-deputeti PSD-së thotë se megjithatë kur erdhi puna te pushteti Vetëvendosje hoqi dorë nga konceptet politike.

Lexo po ashtu Ymeri: Me shkarkimet e bordeve, LVV ndërtoi sentimentin e hakmarrjes

“Kur sheh programin qeverisës, ai program është më shumë LDK se LVV, pavarësisht se LVV doli parti e parë”, tha ndër të tjera Visar Ymeri./Telegrafi/