Telegrafi

Yllka Kuqi vazhdon të sjell poza të reja në bikini

Yllka Kuqi/Foto: Instagram

Këngëtarja nga Gjakova, Yllka Kuqi, është mjaft e pëlqyer nga publiku dhe tashmë numëron fansa të shumtë.

Artistja në fjalë po ashtu është tejet e ndjekur edhe në rrjetet sociale, ku në Instagram ndiçet nga hiç më pak se 100 mijë njerëz.

Pas angazhimeve të shumta në dasma e koncerte, biondja është duke shijuar disa ditë pushimi më se të merituara me bashkëshortin e saj, Astrit Pallaskën.

Ajo shfaqet e veshur me një kostum të zi të larjes, derisa në plan të parë ka vënë gjoksin atraktiv, gjë që ka bërë të merr edhe komente të llojllojshme.

Lexo po ashtu Yllka Kuqi rrëmben vëmendjen duke pozuar në bikini

Krahas kësaj, Yllka është kthyer me këngë të re pas një kohe të gjatë, e cila titullohet “Po sillna”.

Përndryshe, këngëtarja Kuqi ka paralajmëruar se gjatë muajve në vijim do të sjell edhe video projekte të reja para fansave. /Telegrafi/