Telegrafi

Yllka Kuqi në prag të publikimit të klipit i cili do të jetë artistik

Yllka Kuqi shumë shpejt do të publikojë videoklipin e saj të ri.

Këngëtarja shqiptare ka kohë që në rrjetet sociale po paralajmëron projektin e saj më të ri.

Si një klip të një niveli të ri, Yllka Kuqi paralajmëron kështu një klip artistik.

Në disa nga postimet paralajmëruese ajo shfaqet me lëvizje vallëzimi, ku duket vërtet atraktive.

Nuk kanë munguar as të tjera pamje nga klipi, ku vërtet këngëtarja duket bukur.

Yllka Kuqi është një prej këngëtareve më të kërkuara në të gjitha sezonet, pasi gjithnjë potenca vokale ka qenë mbi dukjen e saj të jashtme.

Zëri i saj dhe performancat skenike gjithmonë kanë zgjuar kërshërinë e publikut.

Projekti i ri i Yllka Kuqit do të vijë si premierë në Telegrafi. /Telegrafi/