Telegrafi

Yllka Kuqi konfirmon shtatzëninë me imazhin më të veçantë me burrin e saj në ditën e të dashuruarve

Foto: Yllka Kuqi/Facebook

Katër muaj më parë, Telegrafi kishte raportuar nga burime të sigurta pranë këngëtares Yllka Kuqi, për shtatzëninë e saj.

Pas një periudhe relativisht të gjatë heshtjeje, këngëtarja nga Gjakova vendosi që pikërisht në ditën e Shën Valentinit ta konfirmojë që është në pritjen e ëmbël.

Ajo ka realizuar një fotografi të veçantë dhe shumë artistike me bashkëshortin e saj, Astrit Pallaskën, i cili shihet duke përqafuar barkun e këngëtares, teksa kjo e fundit pozon e mbuluar me një material të bardhë dhe transparent.

Dyshja duken shumë të lumtur, teksa numërojnë për ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë.

Lexo po ashtu Gjiko dhe Elita vijnë me një imazh të ëmbël në ditën e të dashuruarve

“Dashni” ishte mbishkrimi i këngëtares Kuqi në përshkrimin e kësaj fotografie, duke lënë të kuptohet se Shën Valentini i këtij viti ka qenë më i veçanti për të dhe burrin e saj.

Yllka përndryshe nuk ka qenë shumë aktive këto kohë në aspektin e prurjeve të reja muzikore dhe arsyeja duket të jetë fokusimi në jetën e saj private. /Telegrafi/