Site icon Telegrafi

Yllka Kuqi ironizon me pjesën tjetër të estradës: A ka nevojë ta prej hundën apo t’i fryj buzët?

Një prej këngëtareve më të dashura të skenës muzikore shqiptare, ka thumbuar pjesën tjetër të kolegeve.

Yllka Kuqi e njohur për potencën e saj vokale dhe këngët e saj të pëlqyera, jo rrallë herë ka tërhequr vëmendjen me dukjen e saj të jashtme.

Bukuroshja kësaj radhe ka ironizuar me një pjesë të madhe të kolegeve të saj.

Ajo në Instagram ka pyetur në mënyrë ironike adhuruesit e saj: “A ka nevojë mi pre hundën apo mi fry buzën (sic.)”.

Ndërkaq, komentet kanë përgëzuar Yllkën për bukurinë natyrale duke kërkuar që ajo të mos bëjë asnjë intervenim.

Shumica e yjeve të estradës kanë kryer ndërhyrje estetike dhe asnjëherë nuk e kanë mohuar këtë.

Këngëtarja prej vitesh ka jetë të lumtur familjare dhe asnjëherë nuk është përfolur për jetën private. /Telegrafi/

Exit mobile version