Telegrafi

Ylli i Zvicrës transferohet tek skuadra e madhe gjermane (Foto)

Njëri nga talentet më të mëdhenj zviceran në vitet e fundit, Breel Embolo është bërë me skuadër të re.

Sulmuesi i dalluar i Baselit ka kompletuar transferimin në skuadrën e madhe gjermane, Schalke 04.

Edhe pse për lojtarin interesim kishin shprehur edhe skuadra të tjera si RB Leipzig, Wolfsburg, Liverpool e Manchester United, në fund Schalke ka vepruar më shpejtë.

E përditshmja zvicerane ‘Blick’, ka njoftuar se Baseli do të fitoj 20 milionë euro nga shitja e Embolos.

Ndërkohë transferimin e 19-vjeçarit tek Schalke 04 e ka mundësuar menaxheri i njohur shqiptar Erdin Shaqiri, që njëherit është edhe vëllai i futbollistit më të suksesshëm kosovar Xherdan Shaqirit.

Embolo ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me skuadrën nga Gelsenkirchen, e cila është lavdëruar shumë për transferimin e yllit të Zvicrës. /Telegrafi/