Telegrafi

Ylli i ShBA-ve, Giovanni Reyna ‘bën Messin’ duke dribluar pesë lojtarë të Meksikës

Mbështetësit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe tifozët neutral të futbollit janë tërbuar nga Giovanni Reyna pasi talenti bëri disa veprime magjike në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës kundër Meksikës në mëngjesin e sotëm (e premte).

Ekipi kombëtar i ShBA-ve nuk arriti më shumë se një barazim 0-0 në udhëtim te Meksika në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Megjithatë, mysafirët patën më shumë nga loja dhe kohe pas kohe lojtarët amerikan u përkujdesen të dhurojnë spektakël.

Njëri nga ta padyshim se ishte talenti i Borussia Dortmund, Giovanni Reyna, i cili ka ‘vjedhur’ vëmendjen e të gjitha me disa driblime të njëpasnjëshme.

19-vjeçari, djali i ish-mesfushorit të Rangers, Sunderland dhe Manchester City, Claudio Reyna, dribloi pesë lojtarë meksikanë me një ecuri të çmendur pasi u fut në lojë si zëvendësues në pjesën e dytë.

Sulmuesi anësor i Dortmundit mori topin jashtë zonës së tij në minutën e 75-të dhe menjëherë filloi depërtimin e tij me një vrapim të shpejtë.

Ai vazhdoi vrapimin e tij përpara, duke dribluar dy lojtarë të tjerë meksikanë në mes të fushës.

Pasi ngriti sytë dhe pa mbështetje të kufizuar nga bashkëlojtarët, Reyna vazhdoi vrapimin e tij, duke u përballur edhe me tre mbrojtës të tjerë përpara se të ‘zhdukej’ përfundimisht me një driblim.

Veprimet e tij kanë bërë që të gjithë të flasin për talentin e Reynas, i cili tashmë ka pushtuar rrjetet sociale. /Telegrafi/