Një lojtar kyç në rikthimin e Liverpool 4-0 ndaj Barcelonës ishte mesfushori holandez Georginio Wijnaldum .
Andrew Robertson u zëvendësua nga Wijnaldum pas pjesës së parë, kur mbrojtësi mori një lëndim duke i lënë vend ish- lojtarit të Neecastle United.
Ai shënoi në minutën e 54-të dhe 56-të të ndeshjes për të barazuar gjithçka.
Heroi i natës, së bashku me sulmuesin Divock Origi, është kushëri i ish-lojtarit të Real Madridit, Royston Drenthe.
Të dy lojtarët kanë kaluar nëpër ekipet e fëmijëve të klubit holandez Feyenoord dhe futbolli është pjesë e familjes së tyre, pasi edhe vëllai i tij Giliano Wijnaldum.
Ai luan për Sparta Rotterdamin.
Edhe gjysmë vëllai i tij është Rajiv van La Parra, luan në Middlesbrough .
Ai e kishte bërë debutimin te Feyenoord në vitin 2007, ku shënoi 14 herë në sezonin 2010/11.
Në sezonin 2015/16 ai shkoi në Newcastle dhe u largua nga klubi, pasi Liverpooli e bleu.
Në këtë sezon Wijnaldum ka luajtur në 34 ndeshje në Ligën Premier dhe 10 ndeshje në Ligën e Kampionëve.
Në këto 10 ndeshje të Ligës së Kampioneve, e vetmja që nuk luajti nga minuta e parë ishte kjo e fundit ndaj Barcelonës, por rezultati doli të jetë spektakolar. /Telegrafi/