Telegrafi

Ylli i Real Madridit, Valverde zgjedh lojtarin e preferuar të Barcelonës

Mesfushori i Real Madridit , Federico Valverde së fundmi ka dhënë një intervistë dhe është vënë në një situatë mjaft të vështirë.

Valverde, i cili është rikthyer në formë në fillim të këtij sezoni, duket se do të jetë një pjesë kyçe e planeve të Carlo Ancelottit këtë sezon në mesfushë.

Një nga objektivat e tyre kryesore do të jetë të luftojnë dhe ta fitojnë titullin nga Barcelona në La Liga.

Lexo po ashtu Real Madridi tashmë është përcaktuar për fatin e Valverdes

Gjatë intervistës për The Residency, Valverdes iu drejtuan një sërë pyetjesh, ku ai u detyrua ose të përgjigjej sinqerisht, ose të hante oktapod të papjekur.

Një enigmë që iu bë ishte mendimi i tij për lojtarin më të mirë dhe më të keq apo dobët të rivalit të tyre, Barcelonës.

 

Nuk është befasi që Valverde zgjodhi shokun e tij të kombëtares së Uruguait, Ronald Araujo si të preferuarin e tij, por vendosi të hante oktapod në vend që të emëronte atë që mendonte se ishte më i keqi.

Pa dyshim për Valverden, ishte më e shpejtë dhe më e këndshme të hante oktapod sesa të merrej me stuhinë mediatike që do të pasonte nëse do të përgjigjej. /Telegrafi/