Ylli britanik i MMA, John Maguire, mendon se incidenti në Las Vegas ishte i planifikuar për marketing sa më të madh.
Mbrëmja e UFC 229 në Las Vegas ka qenë jashtëzakonisht e çmendur dhe ka marrë vëmendje të madhe mediatike.
https://twitter.com/Barcelonista95A/status/1048821561501913088
Dueli i shumëpritur ndërmjet Conor McGregorit dhe Khabib Nurmagomedovit, përfundoi me triumfin e këtij të fundit në raundin e katërt, mirëpo gjithë vëmendjen e mori ajo që ndodhi pas meçit.
Incidenti shpërtheu me përleshje në të dyja kampet, kur rusi i sulmoi pjesëtarët e stafit të irlandezit, derisa ekipi i Khabib e sulmoi në ‘Tetëkëndësh’ vet McGregorin.
Edhe pse presidenti i UFC-së, Dana White, reagoi me kritika rigoroze ndaj asaj që ndodhi, John Maguire mendon se gjithçka është pjesë e një plani, në mënyrë që përfitimet të jenë shumë më të madhe kur të ndodhë dueli i ardhshëm.
Khabib defeats McGregor with a neck crank #UFC229 https://t.co/YJKx5xcFkW
— Tailgate Sports (@_TailgateSports) October 7, 2018
“Mos u shqetësoni njerëz, gjithçka do të harrohet pas disa javësh dhe pastaj do të bëhet një organizim shumë më i madh për rimeç”, ka thënë Maguire.
Kujtojmë që pikërisht incidenti kur McGregor e sulmoi autobusin ku ndodhej edhe Khabib, bëri që ky meç të merrte vëmendje shumë të madhe dhe dy yjet e UFC-së të përfitonin shuma të majme parash. /Telegrafi/