Banori i Big Brother VIP Kosova 2, Ylli Dervishi, ka qëndruar në oborr gjatë ditës së sotme (e diel) dhe është shfaqur i mërzitur.
Ai në një moment edhe ka filluar të qajë, derisa pranë po i qëndronte konkurrentja Santiana Maloku.
Bukuroshja nga Gjakova e përqafoi dhe ia fshinte lotët pasi janë miqtë më të ngushtë brenda shtëpisë.
Ata këto ditë kanë qenë në vëmendje për shkak të raportit që kanë krijuar në Big Brother.
Për dyshen pati komente të ndryshme, ku disa prej banorëve deklaruan se kanë ndjenja për njëri-tjetrin.
Kjo u mohua nga të dyja palët, meqë janë të dashuruar dhe kanë partnerë jashtë.
Marrëdhënia e tyre u komentua për disa veprime e për skena, ku dukeshin në një kënd tjetër. /Telegrafi/