Telegrafi

Ylli i Manchester Cityt thotë se sot do të ishte lojtar i Real Madridit – por kishte një gjë që e pengoi

Sulmuesi i Manchester Cityt, Julian Alvarez pranon se mund të luajë lehtësisht për Real Madridin.

Argjentinasi kaloi me sukses fazën testuese te Los Blanocs kur ishte 11-vjeçar, por burokracia e pengoi sulmuesin të nënshkruante për Los Merengues.

“Unë isha duke luajtur në kampionatet e fëmijëve. Isha 11 vjeç dhe deri disa vite më vonë Real Madridi nuk mundi të nënshkruante përgjithmonë me mua”, ka thënë fillimisht ai.

Lexo po ashtu Super kompjuteri parashikon se kush do ta fitojë La Ligën këtë sezon

“Për ta bërë këtë, e gjithë familja ime duhej të transferohej atje, kështu që vendosa të kthehesha në Kordobë”.

Skauti i Realit, Piero Foglia gjithashtu kujtoi për Infobae: “Ai nuk ishte nënshkruar me AFA (Shoqata Argjentinase e Futbollit) dhe unë guxova ta rekomandoja te një drejtor sportiv i Real Madridit për shkak të një kontakti që kisha”.

“Julian ishte në lartësinë e detyrës. Ai luajti në një turne dhe u bë kampion. Na duhej të prisnim deri në moshën 16-vjeçare. Nëse të njëjtat rregullore do të kishin qenë në fuqi si kur Messi mbërriti në Barcelonë, Julian Alvarez do të ishte një Futbollisti i Real Madridit”. /Telegrafi/