N’Golo Kante është i vendosur që t’i bashkohet Paris Saint-Germainit gjatë afatit kalimtar të verës.
Mesfushori, i cili aktualisht është pjesë e skuadrës së Francës në përgatitje për ‘Euro 2016’, ka shkëlqyer në sezonin e kaluar në Ligën Premier duke ndihmuar Leicesteri Cityn të shpallet kampion.
25-vjeçari spekulohej se është duke u kërkuar nga Arsenali dhe Chelsea, por sipas Le Parisien, ai ka vendosur të vazhdojë karrierën në kryeqytetin francez.
Kante është pjesë e Leicesterit që nga vera e kaluar kur iu bashkua nga Caen.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet