Site icon Telegrafi

Ylli i Juventusit e pranon: Isha tifoz i Milanit

Juventus dhe Milan do të përballen me njëra tjetrën në derbin e madh italian të premten.

Por këtë ndeshje pritet ta humbasë ylli i Juventusit, Giorgio Chiellini për shkak të lëndimit.

Mbrojtësi italian e ka pranuar se kur ishte fëmijë ishte një tifoz i Milanit.

“Juve dhe Milan është një ndeshje klasike për kampionatin tonë, pasi viteve të kaluara ka vlejtur shumë”.

“Milani është në një moment jo të mirë pasi janë në fazë ndërtimi por duhet të pranojë se po luajnë shumë mirë”.

“Kur isha fëmijë më duhet të pranojë se bëja tifo për ta”, deklaroi Chiellini.

Italiani pritet të jetë i gatshëm për Juventusin nga ndeshja e radhës. /Telegrafi/

Exit mobile version