Site icon Telegrafi

Ylli i Portokalli do të bëhet baba

Aktori i humorit, Salsano Rrapi, së shpejti do të bëhet baba. Moderatori i spektaklit Portokalli dhe aktorja Erjona Kakeli, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, sipas burimeve të afërta nga miqtë e tyre.

Ata nuk kanë bërë ende martesë me celebrim, por jetojnë nën një çati dhe presin të bëhen prindër së shpejti, raporton Panorama.

Çifti i artistëve, të cilët kanë një histori gati 10-vjeçare dashurie, nuk dëshirojnë ta ndajnë me të tjerët këtë lajm nga jeta private, duke preferuar të mbetet i fshehtë, përderisa Erjona këto kohë po përgatitet për një shfaqje të re në teatër dhe është e detyruar të shkojë përditë në prova, kështu që s’mund të kalojë pa rënë në sy barku i fryrë.

Nuk dihet ende gjinia e fëmijës, gjë që pritet të mësohet në javët në vazhdim. Sa i takon marrëdhënies së çiftit, Salsano dhe Erjona tregohen të dy të rezervuar në media për jetën private.

Exit mobile version