Ka vetëm dy ditë që është mbajtur premiera e filmit më të ri të agjentit të famshëm 007 .
Megjithëse na duhet të presim edhe pesë vite deri sa të fillojnë xhirimet për Bondin e ri, emra të ndryshëm lakohen për këtë rol, transmeton Telegrafi.
Njëri nga ta është edhe ylli i One Direction, Niall Horan, i cili ka marrë shumë lëvdata nga agjenti i tanishëm, Daniel Craig.
Sipas tij Horan do të ishte një zgjidhje “absolutisht fantastike”. Ai e quajti këngëtartin një “njeri të mirë”.
Niall i përkushtuar në muzikë nuk do që të bëhet aktor, por ai është në listën e adhuruesve për agjentin e ardhshëm. /Telegrafi/