Aktori i njohur, Zach Galifianakis, ka deklaruar se filmi “Hangover” nuk është dashur të ketë më shumë se një pjesë.
Aktori, i cili luan rolin e të çuditshmit Alan në komedinë e njohur në tri vazhdime, thotë se ai, Bradley Cooper, Ed Helms dhe pjesa tjetër e stafit, është dashur të shmangin vazhdimet e vitit 2011 dhe 2013.
“Ishte pjesë e mirë e jetës sime dhe nuk pendohem aspak për këtë, por do të doja të kishim bërë vetëm një film. Mendoj se do të ishte mirë nganjëherë të linim me aq”, ka thënë ai për wtfpod.
Më pas, aktori vazhdoi në shaka se kasti i filmit do të vazhdojë edhe në disa seri.
“Jemi të kontraktuar deri në 12 episode. Ndjej se kemi apetit për më shumë”, ka deklaruar ai.