Michael Keaton është nderuar në Francë për kontributin e tij në art dhe letërsi, derisa ai deklaroi se është i nderuar që mirënjohje po i jep një shtet me aq shumë kulturë si Franca.
Aktori amerikan është nderuar në Francë me medaljen e nderit nga ministrja e Kulturës dhe e Komunikimit, Fleur Pellerin.
“Unë s’e di se kush je ti, Michael Keaton dhe kjo është në rregull. Por, e di që je aktor me talent të jashtëzakonshëm, përkushtim dhe në gjendje që të luash rolet më të ndryshme nga ato më tragjike deri tek ato më komike”, ka deklaruar ministrja, transmeton koha.net.
Ndërkohë, aktori mbajti një fjalim të shkurtër, duke thënë se është i nderuar për këtë ceremoni në një shtet me aq shumë kulturë si Franca.
Vitin e shkuar aktori ishte i nominuar për shpërblimin Oscar për rolin e tij në filmin “Birdman”, derisa filmi i këtij viti “Spotlight” është duke pritur Oscar në njërën prej gjashtë kategorive, përfshirë atë për filmin më të mirë.
Keaton, i cili aktroi në filma si “Batman”, “Much Ado About Nothing” dhe “Jackie Brown”, ka thënë se rolet e tij të fundit nuk ishin domosdoshmërish arritje personale.